Të gjithë po prisnin bashkëpunimin, çfarë ndodhi papritur mes Noizyt dhe Stresit?

Nga Class 18 May 2023

Të gjithë po prisnin bashkëpunimin, çfarë ndodhi

Noizy dhe Stresi surprizuan fansat rreth dy vite më parë kur vendosën të bënin paqe duke lënë pas të shkuarën dhe duke hapur një kapitull të ri si miq. Prej atëherë ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, kanë mbajtur koncerte bashkë, Stresi mori pjesë në “Alpha Show” teksa paralajmëruan një duet.

Para disa javëve ata kanë zbuluar në mediat sociale se këngën e kanë gati. Dy artistët publikuan një video të shkurtër nga studio duke treguar pak nga kënga e cila do quhet me gjasa “Kur vijmë na”.

Mirëpo, një lëvizje e papritur ka ndodhur në mediat sociale të dy reperëve. Ata nuk ndiqen më në Instagram. Gjë që ka shqetësuar disi fansat, teksa edhe videon e këngës e kanë fshirë nga profilet e tyre.

Të gjithë po prisnin bashkëpunimin, çfarë ndodhi

Të gjithë po prisnin bashkëpunimin, çfarë ndodhi

Nuk dihet nëse ka ndodhur ndonjë mosmarrëveshje, apo është një lojë e tyre për ta bërë më emocionuese pritjen e publikimit të projektit të ri. Por urojmë të jetë kjo e dyta sepse duam t’i shohim si bashkëpunëtorë.

Për më tepër kjo lëvizje vjen vetëm 3 ditë pasi Stresi shprehu gjithë vlerësimin e tij për Noizyn në mediat sociale.

Kënga e Noizyt “Jena Mbretër 2”, nga albumi i ri “Alpha” për katër javë rresht është në vendin e parë në Top Lista.

Duke e publikuar këtë në Instagram, Stresi shkruante: “Numri 1 i toplistave. Mos qani por festoni”.

Të gjithë po prisnin bashkëpunimin, çfarë ndodhi

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon