Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, përveç finalizimit të suksesshëm të finales së Big Brother Vip 2, festojnë sot edhe ditëlindjen e tyre.

7 maji është padyshim një prej datave më të rëndësishme në vitin e tyre kalendarik.

Fotoja e parë që Arbana ka postuar ishte me partnerin e saj të zemrës, e shoqëruar me fjalinë:

"Fituesi i zemrës sime"

Moderatorja feston sot 40-vjetorin dhe Grishaj 36-vjetorin.

Ata ndajnë midis tyre një familje të bukur dhe një sukses profesional!