Aksident i rëndë në Belgjikë/ Autobusi përplaset me një makinë, regjistrohen viktima dhe të plagosur

Nga Class 20 March 2023

Aksident i rëndë në Belgjikë/ Autobusi përplaset me

Një aksident tragjik ka ndodhur në Belgjikë ku është përfshirë një autobus që po transportonte një grup hebrenjsh për në Londër. Autobusi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tjetër, duke shkaktuar 1 viktimë dhe 16 persona të plagosur mes të cilëve një 15-vjeçar i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën. 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit të së dielës në qytetin verior të Antwerp. Viktima e aksidentit është drejtuesi i autobusit.   

I ndjeri nuk arriti të ndalonte pasi goditi një BMW dhe vazhdoi të ecte me shpejtësi përpara se të humbiste kontrollin e timonit ndërsa tentoi të hynte në unazë. Më pas autobusi goditi shtyllën e tramvajit dhe u përmbys anash, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të shoferit dhe plagosjen e 16 të tjerëve. 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon