Mos ndoshta sapo u zbulua fotoja e parë e Efit me partnerin?

Nga Class 19 March 2023

Mos ndoshta sapo u zbulua fotoja e parë e Efit me partnerin?

Efi ka rrëfyer se është në një lidhje dashurie në "Big Brother VIP" dhe ka folur disa herë për partnerin e saj. Duke mos dhënë shumë detaje ajo ka rrëfyer se partneri i saj është ekonomist.   

Ndonëse nuk është shfaqur me të në mediat sociale, Efi na tregoi pak javë më parë një grimcë nga Shën Valentini i tyre duke publikuar një foto nga darka në një ambien romantik. 

Sakaq, së fundmi, në rrjet po qarkullon një foto nga ditëlindja e saj e fundit. Para disa ditësh Efi festoi ditëlindjen e 27 mes miqve dhe në një foto nga festa shihet pranë një mashkulli misterioz. Kaq ka mjaftuar që të aludohet se ai është partneri i saj. 

Mos ndoshta sapo u zbulua fotoja e parë e Efit me partnerin?

Efi ka deklaruar se qetësia e partnerit e ka bërë për vete që në fillim dhe se ai i nxjerr anën e saj më të mirë.   

"Me natyrën time mendoja se më duhej ndonjë njeri i ashpër. Por nuk ka lidhje fare një qetësi absolute, sa të bën të ndihesh keq. Thjesht respekt dhe më nxjerr më të mirën time. Thjesht ideja që nuk ma merr për dobësi atë që unë ndjej. Është një çun shumë i mirë, i sjellshëm, i edukuar ,”-tregoi Efi. 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon