Pyetja është: Sa këpucë i janë dashur 'të grisë' Egreis Gjergjanit për të arritur deri këtu?

Ne do të flasim pak për ato që Egreis ka shfaqur në publik. Do të japim një linjë të thjeshtë hapash suksesi.

Pas perfeksionit që qëndron sot midis algoritmeve të profilit të saj në Instagram, patjetër që fshihet një grua që i është dashur të kalojë disa sfida.

Dikur e njohëm si blogere dhe koleksioniste të 600 këpucëve Louboutin dhe më pas ajo shkëlqeu me biznesin e saj të parë Itty Bitty Toes në SHBA. Një biznes veshjesh tipik nga një grua kreative, me shumë ngjyra dhe energji për mamat dhe fëmijët e tyre.

Sot nënë e 3 fëmijëve, Egreis ka ndarë me të gjithë edhe periudhën e saj të divorcit, e cila nuk ka qenë e lehtë, por megjithatë ajo arriti ta kthente në një hapësirë ku gjente më shumë motivim.

Egreis krijoi një hapësirë virtuale për ndjekësit e saj, ku jepte këshilla për jetën, karrierën, stilin, biznesin, dekorin etj. Duket sikur komunikimi kaq i afërt me njerëzit të fuqizon akoma më tepër, dhe ky rast na e konfirmon.

Pavarësisht çdo sfide si një nënë e divorcuar, Egreis nuk i ka thënë 'jo' dashurisë dhe momenteve të bukura në jetë.

Vetëm pak kohë më parë ajo ka ndarë me ndjekësit partnerin e saj, njeriun që i ka rrëmbyer zemrën.

Pra dashuria triumfon mbi gjithçka!

Egreis ka disa kufij në jetën e saj, të cilët duhet t'i mbani shënim!

- Nuk ka më punë pas orës 18:00.  Pa përjashtime.  Asnjë email.  Nuk ka asgjë!  E meritoj pushimin pas një dite të gjatë duke dhënë gjithçka.

- Pa urrejtje ndaj vetvetes. Nëse e kap veten duke menduar negativisht, e ndaloj  dhe i them gjëra të bukura. I kujtoj vetes se jam e mrekullueshme. Unë jam e pastër. Unë jam e sinqertë. Unë jam një shpirt i mirë. Unë jam një nënë, shoqe e shkëlqyer, etj.

- Mësoni të thoni JO.  Ky ishte mësimi i javës me terapistin tim. Mund të mos jetë diçka që dikush dëshiron të dëgjojë, por është e mjaftueshme. Nuk nevojiten shpjegime. Është e vështirë për mua, por po e praktikoj. Nëse nuk jam rehat me diçka ose thjesht nuk dua ta bëj, është mirë të thuash "JO, faleminderit. Dhe mos përvetësoni se si do të ndihet personi tjetër për këtë. Kjo është mbi ta.

- Mos lejoni gjërat e të tjerëve të ndikojnë tek ju.

- Dashuria: Po mësoj më shumë për mua dhe se si dua të më duan dhe mësoj ta komunikoj këtë me të tjerët në mënyrë që të më duan ashtu siç kam nevojë. Dhe bëj të njëjtën gjë për ata që dua: të mësoj se çfarë kanë nevojë për t'u ndjerë të dashuruar dhe duke folur atë gjuhë me ta.

Pra ta themi shkurt, Egreis Gjergjani frymëzon të gjitha gratë që përpiqen të bëjnë emër në botën konkurruese të biznesit. Një model frymëzues i gruas shqiptare, që duhet ndjekur!