Pjesë e videoklipit të ri të Noizyt mund të jesh edhe ti nëse plotëson këtë kusht

Nga Class 7 February 2023

Pjesë e videoklipit të ri të Noizyt mund të jesh edhe ti

"Fatos Nano, eci rëndë sikur Fatos Nano"- ka qenë refreni i muajit të fundit në makina, rrugë, bare, clube etj. Noizy tregoi edhe një herë se është ndër më të mirë në tregun shqiptar. 

Dhe pas këtij super suksesi ai do sjellë një tjetër këngë "drill". Dhe pjesë e videoklipit të saj mund të jeni edhe ju. Nëse jetoni në Milano. 

Përmes një komunikimi live në Instagram artisti ka treguar se në 13 shkurt do realizojë videoklipin dhe u ka kërkuar shqiptarëve që jetojnë në Milano të jenë në gatishmëri. 

"Dola live për të thënë diçka. Në datë 13 e kam një videoklip të madh në Milano. Një nga skenat e klipit është që fansat të grumbullohen në një pikë. Ju kisha lutur të rrini në gatishmëri sepse do ju dërgoj lokacionin ku të vini me flamura. Është një këngë drill që e filmojnë në Milano. Ju dua!"- ishte ky mesazhi i Noizyt.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon