Rita Ora shtatzënë për herë të parë?

Nga Class 7 February 2023

Rita Ora shtatzënë për herë të parë?

Rita Ora ka ndezur spekulimet se ajo është shtatzënë me fëmijën e saj të parë disa javë pasi konfirmoi martesën e saj sekrete me Taika Waititi.

Këngëtarja 32 vjeçare së fundmi zbuloi se ajo dhe Taika ishin martuar. "Kur dolën thashethemet jam martuar, apo jo doja të luaja pak me këtë gjë. Doja të bëja një dasmë që nuk shkoi sipas planit... kjo nuk do të thotë se nuk ishte e bukur."

Duke u ndalur te dita e saj e veçantë, Rita tha: "Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç doja."

Tani Rita ka bërë që fansat të pyesin nëse e kanë bërë hapin tjetër me një mbishkrim që ka ngritur shumë pikëpyetje në Instagram.

Duke ndarë një kolazh me fotove të fundit, ajo shkroi: "Dump a bump bump." Për ata që nuk e kuptojnë "dump" përdoret kur publikon në media sociale kolazh me foto të ndryshme rastësore kurse "bump" përdoret për barkun e rrumbullakosur nga shtatzënia.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)


Menjëherë fansat nxituan të pyesin nëse mbishkrimi i saj kishte një kuptim të fshehtë.

Dikush i shkruan: "Vajzë, mos shkruaj "bump" këtu sepse ti e di që emocionohem".

Rita Ora shtatzënë për herë të parë?

Gjithsesi, nuk ka ende asnjë konfirmim nga Rita.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon