U tha se babai i Stresit ka kërcënuar produksionin e BBVK, reagon Alaudin Hamiti

Nga Class 2 February 2023

U tha se babai i Stresit ka kërcënuar produksionin e BBVK, reagon

Pjesëmarrja e Stresit në "Big Brother VIP Kosova" ishte një surprizë për të gjithë pasi ai kishte deklaruar më parë se nuk do bëhej kurrë pjesë e një formati të tillë.

Dhe le të themi se rrugëtimi i tij nuk ka qenë aq i lehtë. Madje, para pak javëve ai kërkoi të largohej por ndryshoi mendim. Disa media në Kosovë kanë raportuar se babai i reperit, Sali Lushaj, ka kërcënuar produksionin.

Gjë që është hedhur poshtë nga moderatori i spektaklit Alaudin Hamiti. Në një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram, Alaudini është pyetur se“Përse nuk e padit babanë e Stresit që të ka kërcënuar edhe me këtë ta largoni Stresin jashtë tani pa problem? Atëherë shikohet Bigu”.

Alaudini është përgjigjur menjëherë duke sqaruar se këto spekulime nuk janë aspak të vërteta.“E kuptoj kureshtjen e njerëzve për BB, por ky lajm që po qarkullon për kërcënime nuk është i vërtetë”– shkroi ai.

U tha se babai i Stresit ka kërcënuar produksionin e BBVK, reagon

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon