I riu shqiptar i propozon të dashurës në fushën e futbollit, videoja bën xhiron e mediave të huaja

Nga Class 23 December 2022

I riu shqiptar i propozon të dashurës në fushën e futbollit,

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit është padyshim ndeshja më emocionuese e kampionatit shqiptar të futbollit. Për shkak të rivalitetit që ekziston, takimet mes tyre dhurojnë spektakël në fushën e lojës por edhe në tribuna, me tifozët që pritet të jenë të shumtë në numër siç jemi mësuar në vitet e fundit.

Mirëpo, ndeshja e fundit ka rezervuar një skenë shumë të bukur dhe romantike. Kjo pasi tifozët, e jo vetëm, janë bërë dëshmitarë të një propozimi për martesë.

Një tifoz është futur në fushë, duke pretenduar se u rrëzua dhe lëndua. Teksa rreth tifozit mblidhen truprojat, edhe e dashura shkon drejt tij e shqetësuar. Mirëpo, duke e kapur në befasi ai ulet në gjunjë dhe i propozon.

Sigurisht që ajo tha 'Po'. Teksa videoja është bërë virale në rrjetet sociale ajo ka marrë edhe vëmendjen e mediave të huaja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SPORTbible (@sportbible)

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon