Si të visheni 'cool' për palestër frymëzuar nga Kendall Jenner

Nga Class• 2 December 2022

Kendall Jenner është një nga emrat më të lakuar kur flasim për trende në botën e modës. Dhe këtë herë modelja na ka dhënë një ide se si të vishemi për në palestër: thjesht dhe bukur.

Ylli i "The Kardashians" u fotografua në Beverly Hills me miqtë e saj duke marrë pjesë në një klasë për 'Yoga'.

Ajo kishte veshur streçe të zeza, një bluzë të zezë dhe një pallto lëkure ngjyrë kafe. Një element i veçantë i veshjes së saj ishin edhe pantoflat ngjyrë kafe kombinuar me çorape të bardha.

Modelja po ashtu kishte vendosur syze dielli të errëta së bashku me një kapele të zezë. Dhe detaji i fundit: një çantë e zezë.

Ditët e fundit, mediat ndërkombëtare kanë raportuar se ajo i ka dhënë fund lidhjen me Devin Booker, ylli i NBA-së që luan me Phoenix Suns. Shkak thuhet se janë bërë angazhimet e tyre. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga dyshja.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon