Jhené Aiko ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, por të parin me Big Sean.

“11/08/22. Noah Hasani”, shkroi ajo në një galeri fotosh në Instagram. “Pas 24 orësh lindje, një eklips total hënor, dhe ndërsa po binte shi… ai erdhi!”

Sean gjithashtu postoi fotografi të ngjashme në llogarinë e tij dhe duke shkruar:

“Pas 24 orësh lindjeje, një eklipsi hënor, me shi nga fillimi i lindjes derisa lindi, ai është këtu shëndoshë e mirë. I lumtur, i shëndetshëm dhe gjithçka që mund të kërkojmë dhe më shumë. Gjithçka për ty bir, Noah, 11/8/22.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BIGSEAN (@bigsean)

Aiko u tregoi ndjekësve të saj në Instagram për shtatzëninë në korrik, duke postuar një foto nudo nga një set fotografik.

Këngëtarja u bë nënë për herë të parë në vitin 2008, kur mirëpriti në jetë vajzën Namiko, me këngëtarin e R&B, O'Ryan.