EmRata dhe Pete Davidson janë në një lidhje bashkë?

Nga Class• 14 November 2022

EmRata dhe Pete Davidson janë në një lidhje bashkë?

As nuk e kishim menduar ndonjëherë, por ja që ndodhi! Thuhet se Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski – e cila kohët e fundit ka qenë e lidhur me Brad Pitt – po dalin bashkë. Spekulimet lindën pasi dyshja u panë shumë pranë me njëri-tjetrin gjatë një nate në Nju-Jork.

EmRata dhe Pete Davidson janë në një lidhje bashkë?

Llogaria e thashethemeve në Instagram Deux Moi, ndau një screenshot nga një ndjekës anonim:

"Nuk mund ta besoj që po e them këtë. EmRata dhe Pete Davidson në një takim në Brooklyn së bashku. Duke mbajtur duart... duart e tij ishin mbi të dhe ata qartësisht po frekuentohen."

EmRata dhe Pete Davidson janë në një lidhje bashkë?

Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim nga 28-vjeçari Pete ose 31-vjeçarja Emily për thashethemet, lidhja mes tyre mund të jetë e vërtetë, duke pasur parasysh se të dy janë beqarë.

Siç e dimë të gjithë, Pete dhe Kim Kardashian u ndanë në fillim të këtij viti. Ndërkohë, Emily u nda nga bashkëshorti i saj regjisor prej katër vitesh, Sebastian Bear-McClard, në shtator të këtij viti, pas pretendimeve se ai e kishte tradhtuar modelen.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon