Merr fund ‘pranvera’, java e ardhshme rikthen shirat dhe rrebeshet

Nga Class 12 November 2022

Merr fund ‘pranvera’, java e ardhshme rikthen shirat dhe rrebeshet

Pas një periudhe të gjatë me temperatura të larta, kjo fundjavë solli ato tipike të Nëntorit. Vranësirat kanë përfshirë thuajse gjithë vendin.

Kemi pasur një rënie me rreth 3 gradë celcius të temperaturave të ajrit. Nga 22 që ka shënuar java, pritet që kjo fundjavë pritet që maksimumet të mos i ketë më shumë se 19 gradë celcius, që janë temperatura tipike të muajit nëntor”,- tha meteorologu Hakil Osmani për Tv Klan.

Fillimjava do të rikthejë orët me diell të ngrohtë, por nga e enjtja pritet të nisin shirat në të gjithë territorin, përfshirë edhe zonat veriore.

“Pritet të kemi reshje shiu të konsiderueshme gjatë kësaj periudhe duke filluar nga dita e enjte duke përfshirë edhe fundjavën tjetër. Do të kemi herë pas here edhe rrebeshe shiu, sigurisht do kemi reshje në zonat veriore çka ndihmon në nivelin e kaskadave.”

Muaji nëntor pritet të mbyllet kryesisht me temperatura tipike për stinën, megjithatë nuk do mungojnë dhe ditët e ngrohta me diell.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon