Nick Cannon po përgatitet të mirëpresë fëmijën e tij të 12-të.

Abby De La Rosa – e cila tashmë është nëna e djemve binjakë 1 vjeç e gjysmë të Cannon, Zion dhe Zillion – konfirmoi se babai i fëmijës që ajo po pret është pikërisht Nick Cannon.

De La Rosa, e cila njoftoi në qershor se ishte në pritje të fëmijës nr. 3, kohët e fundit mbrojti aftësitë e saj si prind kundër kritikëve që mund të mos e kuptojnë "marrëdhënien e saj poliamoroze" me prezantuesin televiziv.

"Të jesh në një marrëdhënie poliamoroze nuk do të thotë që ke vetëbesim ose vetëvlerësim të ulët", tha DJ 31-vjeçare, gjatë një paraqitjeje në shtator në podkastin "Lovers and Friends". “Bëhem tepër e ndjeshme kur njerëzit më sulmojnë mua dhe amësinë time. Të qenit e hapur në marrëdhënien time nuk e ndryshon llojin nënës që jam për fëmijët e mi dhe tërësinë që jam për ta dhe forcën që ndaj me ta.”

Rikujtojmë se vetëm javën e kaluar, Alyssa Scott zbuloi se po priste fëmijën e 11-të Cannon.