Grida Duma heq dorë nga mandati i deputetes së PD-së, sqaron arsyet

Grida Duma ka njoftuar lënien e mandatit të deputetes së PD-së. Gjatë fjalës së saj në një deklaratë për mediat, Grida Duma është shprehur se ky është vendimi i duhur dhe tha se nuk do t’ua falë kurrë atyre që me fjalët kundrejt saj, i kanë goditur shpirtërisht të birin.
Gjatë fjalës së saj për mediat, Grida Duma ka vijuar duke theksuar arsyet e lënies së mandatit të deputetes së Partisë Demokratike.
“Do ta lë këtë mandat me besimin se siç kam ditur të bëj brenda politikës do të di të bëj dhe më shumë kudo që të jem si figurë politike. Jam e djathtë sepse u rrita si e djathtë, jam e djathtë sepse besoj tek individët e fortë dhe të vërtetët, tek ata që konkurrojnë si motor zhvillimi. Jam e djathtë sepse shpresoj se do të di të prodhoj prapë aq sa munda”, -u shpreh Duma.
Kliko këtu për deklaratën e plotë.
Grida Duma e filloi karrierën e saj politike si Zëvendësministre e Integrimeve Evropiane gjatë viteve 2011–2013. Në zgjedhjet vendore të 2015-ës u përfol se ajo do të kandidonte për Kryetare Bashkie në Tiranë, por më pas u shpall kandidatura për Bashkinë e Durrësit. Ajo nuk arriti të fitonte votën popullore për t’u bërë kryetare bashkie.
Që nga viti 2014, ajo u bë Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ajo është një figurë e spikatur mes demokratëve.
Në vitin 2017 Duma u zgjodh deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë duke përfaqësuar qarkun e Tiranës.

Burimi: tvklan.al




