Sara Karaj është bërë nënë për herë të dytë. Me disa foto të publikuara në rrjetet sociale, Sara ka ndarë lajmin me gjithë ndjekësit, duke zbuluar edhe emrin e djalit, të cilin e kanë quajtur Greg.
“Pas një jave plot sfida dhe intensive, më në fund Greg iu bashkua familjes sonë.
Greg, na ke mrekulluar me forcën tënde! Ne jemi çdo moment me ty. Të tre! Uroj shumë që kjo periudhë të kalojë sa më shpejt dhe të vish me ne, siç kemi imagjinuar me Tomasin dhe babin.
Ajo që dua të të siguroj është që kur ti të bëhesh më mirë dhe i fortë, do të kesh vëllain dhe babin më të mirë në botë afër. Që do të të qëndrojnë pranë në çdo moment të bukur apo të vështirë. Ndërsa mua, ti e di, do më kesh gjithmonë si tek barku.
Ne e nisëm këtë rrugëtim bashkë, më afër se kurrë dhe kështu do vazhdojë!
Faleminderit shumë për çdo mesazh apo përkujdesje që keni dhënë drejt nesh. Gjithashtu, nuk e di a do të mund t’ia dilnim pa familjen tonë të madhe që ka qenë gjithë kohës aty, për çdo gjë”, -ka shkruar ajo.
View this post on Instagram
Sara dhe Darti janë prindër edhe të një djali 2-vjeçar, të quajtur Tomas.
View this post on Instagram