Si të dukesh bukur edhe në ditët me shi, këshilla të thjeshta stili

Nga Class• 1 October 2022

Si të dukesh bukur edhe në ditët me shi, këshilla të

Ditët me shi mund të jenë një makth i vërtetë për të gjitha vajzat që janë mësuar të duken dhe jenë në çdo orë të ditës fashion. Moda e do diellin, por shkëlqimi në look nuk varet vetëm nga rrezet e tij. Shiu, ndonëse nuk është aleat i flokëve, i veshjes apo make up-it, gjithsesi nuk mund ta prishë ditën nëse mund të shmangësh problemet që të sjell.

Si të dukesh bukur edhe në ditët me shi, këshilla të
1. Në gardërobë mund të kërkosh të gjitha veshjet që janë mbrojtëse të mira ndaj lagështirës, por në të njëjtën kohë edhe të përkëdhelin linjat, pa i fshehur ato.

Si të dukesh bukur edhe në ditët me shi, këshilla të
2. Vish një pallto të gjatë me kapuç, e cila të jetë mbrojtëse ndaj lagështirës. Një model klasik, i cili është i përshtatshëm për çdo femër. Jo vetëm të ofron mbrojtje nga shiu, por edhe kapuçi mund të të ndihmojë nëse nuk ke ndër mend të mbash gjithmonë çadër me vete. Konsidero ngjyrën bezhë, si një zgjedhje të mirë, e cila nuk tregon as njollat e shiut, por edhe e zeza apo e kuqja mund të jenë variante të mira të ngjyrave, sepse zhdukin grinë e motit.

Si të dukesh bukur edhe në ditët me shi, këshilla të

3. Kërko për një pardesy, e cila u rri mirë linjave të tua, por edhe të mban të mbrojtur nga lagështira dhe i ftohti. Përveç kësaj, veshjet me vija në ditë të shi janë të rekomanduara për vajzat që duan të duken bukur duke nxjerrë në pah belin.

Si të dukesh bukur edhe në ditët me shi, këshilla të
4. Nën pallto vish rroba të holla. Materiale si lesh apo kashmiri, por edhe veshje më të lehta pambuku do të bëjnë të ndihesh më ngrohtë dhe më komode nën pallto, pa shtuar veshje të tjera. Shmang pulovrat e trasha dhe të rënda prej leshi dhe rrova oversize, sepse ato do të krijojnë bezdi dhe do t’i prishin edhe pamjen linjave të tua.

Si të dukesh bukur edhe në ditët me shi, këshilla të


5. Përdor ngjyra sa më të gjalla. Kur moti është gri dhe me re, edhe gjendja shpirtërore është e dobët, kështu që jepi vetes mundësi të ndihesh më e gjallë. Shto ngjyra të ndezura në veshje, është një mënyrë e mirë për ta mbajtur gjendjen shpirtërore në nivele të larta. Zgjidh veshje shumëngjyrëshe, por edhe çadrën po ashtu të kombinueshme më ngjyrat e veshjes.

Si të dukesh bukur edhe në ditët me shi, këshilla të
6. Qëndro elegante me ngjyra klasike. Veshjet e sipërme mund t’i mbash në ngjyrë të zezë, çokollatë apo të kuqe të thellë, vishnjë etj. Të cilat të falin një pamje bindëse dhe shumë klasike. Nëse do të ndihesh më pak protagoniste në një ditë me shi, qëndro tek ngjyrat neutrale ose të ftohta që japin një pamje më serioze.

Si të dukesh bukur edhe në ditët me shi, këshilla të
7. Çizmet janë një detaj mjaft i rëndësishëm në një ditë me shi. Çizme gome janë ato që të sigurojnë mbrojtje absolute nga lagështira, sidomos ato që janë me pika apo printe të tjera. Nëse do të guxosh më tepër, përdor edhe lëkurën në këto raste ose edhe ngjyra të forta si modelet. Shmang kamoshin ose dhe materialet e tjera që mund të përshkohen nga uji.

Si të dukesh bukur edhe në ditët me shi, këshilla të
8. Në një ditë me shi, çadra, aq e domosdoshme për të të mbrojtur nga lagështira mund të trajtohet edhe thjeshtë si një aksesor i kombinueshëm me pjesën tjetër të veshjes. Përdor një ngjyrë të fortë ose një model trendy, i cili të jep më shumë gëzim në një ditë gri. Ngjyra si të kuqe, çokollatë, vishnjë me dorezë druri është një mënyrë e mirë për t’u dukur fashion nën të, por që i përshtatet personalitetit.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon