Aurora është shtatzënë! Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti, së shpejti gjyshër

Nga Class 30 August 2022

Aurora është shtatzënë! Michelle Hunziker dhe Eros

Ekskluzivisht në numrin e radhës të “Chi”, që do të dalë në shitje nga nesër, vjen një lajm i mirë: Aurora Ramazzotti, vajza 25-vjeçare e Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti-t, është shtatzënë.

Pikërisht “Chi” pak javë më parë kishte raportuar se Michelle dhe vajza e saj kishin blerë një test shtatzënie në një farmaci në Sardenjë, ku po kalonin pushimet familjare. Me sa duket, testi ishte për Aurorën, e cila pas pesë vitesh lidhje me të dashurin e saj Goffredo Cerza (26 vjeç), është në pritje të një fëmije dhe në janar do të bëhet nënë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aurora Ramazzotti (@therealauroragram)

Gjyshërit e rinj, Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti, u kanë thënë miqve se janë të kënaqur sepse familja po zgjerohet sërish. Të dy e përjetuan lajmin e shtatzënisë me emocione të forta.

Aurora është shtatzënë! Michelle Hunziker dhe Eros

Në këtë periudhë u përfol edhe për një rikthim të Hunziker dhe Ramazzotti-t që i kishte bërë fansat të ëndërrojnë. Por nuk ishte kështu. Afrimi është, në të vërtetë, rezultat i kësaj periudhe të mrekullueshme për të gjithë familjen.

Aurora është shtatzënë! Michelle Hunziker dhe Eros

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon