Ishte i vetmi sponsor i ‘Alpha Show’, Noizy zbulon koston e lartë të koncertit

Nga Class 16 August 2022

Ishte i vetmi sponsor i ‘Alpha Show’, Noizy zbulon koston e

Noizy e cilësoi një ëndërr të bërë realitet koncertin ‘Alpha Show’, ku u shitën mbi 18 mijë bileta duke tejkaluar çdo event tjetër.

Në një intervistë për Euronews Albania, reperi i njohur tha se kostoja e koncertit ku ai ishte i vetmi sponsor gjeneral ishte mbi gjysmë milioni euro. Këtë shifër, siç tha këngëtari, e kishte vendosur që nga fillimi, pavarësisht si do shkonte.

Ishte i vetmi sponsor i ‘Alpha Show’, Noizy zbulon koston e

Ishte një shifër mbi gjysmë milionë euro, isha sponsor gjeneral vetë, se nuk kishte njëri ta merrte përsipër. Ideja është që nëse nuk vjen me shifrën e duhur, më mirë mos e bëj. E vendosa nga fillimi që ato lekë do t’i investoja. Nuk prita që gjatë rrugës do nxjerr dhjamë nga pleshti, i quajta të humbura ato para, pavarësisht si do shkonte”,- tha këngëtari.

Noizy foli për herë të parë edhe për një plagosje që ka ndodhur vite më parë.

Sipas tij fansat e dy grupeve ku bënin pjesë Noizy dhe sot miku i tij, Stresi, janë zënë duke degraduar deri në përplasje fizike.

Fatkeqësisht, njëri prej djemve, fans i Stresit, është plagosur rëndë. Noizy u shpreh se në atë gjendje nuk do donte të shihte as armikun më të madh./EA/

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon