Kim Kardashian dhe Pete Davidson i japin fund lidhjes pas 9 muajve

Nga Class• 6 August 2022

Kim Kardashian dhe Pete Davidson i japin fund lidhjes pas 9 muajve

Mori fund! Kim Kardashian dhe komediani i njohur i "Saturday Night Live", Pete Davidson, i kanë dhënë fund historisë së tyre të shkurtër, pas nëntë muajsh.

Lajmin e kanë bërë publik mediat amerikane duke cituar burime pranë çiftit.

“Kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por zbuluan se distanca e gjatë dhe oraret e tyre të punës e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një lidhjeje",- citohet një burim pranë çiftit, shkruan People.

Romanca e Pete dhe Kim filloi kur kjo e fundit, u bë moderatore për një natë e "Saturday Night Live", në tetor 2021.

Kardashian, në pritje të finalizimit të divorcit nga Kanye West, nisi historinë e re të dashurisë me Davidson, 28-vjeçar.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon