Së shpejti, një tatuazh që paralajmëron problemet shëndetësore

Nga Class 4 August 2022

Së shpejti, një tatuazh që paralajmëron problemet

Koreanojugorët mund të jenë në gjendje së shpejti te injektojnë një pajisje brenda trupit të tyre e cila ngjan me një tatuazh, që paralajmëron për problemet e mundshme shëndetësore.

Një ekip shkencor është duke studiuar këtë projekt, i cili së shpejti pritet të ketë sukses.

Studiuesit e Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë së Avancuar, në qytetin e Daejeon, në jugperëndim të Seulit, kanë zhvilluar një bojë elektronike tatuazhi të bërë nga metali i lëngshëm dhe nanotuba karboni që funksionon si bioelektrodë.

Duke u lidhur me një pajisje elektrokardiograme (EKG) ose një biosensor tjetër, ky ‘tatuazh’ mund të dërgojë një lexim të rrahjeve të zemrës së pacientit dhe shenjave të tjera jetësore si glukoza, në një monitor.

Studiuesit kanë për qëllim të jenë në gjendje të mos përdorin biosensors.

Në të ardhmen, ajo që shpresojmë të bëjmë është lidhja e një çipi pa tel të integruar me këtë bojë, në mënyrë që të komunikojmë ose të dërgojmë sinjale mes trupit tonë në një pajisje të jashtme”,- tha udhëheqësi i projektit, Steve Park.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon