I janë fryrë pjesë të fytyrës dhe kokës, Ermal Meta publikon fotot: Mendova se ishte alergji, por jo

Nga Class 26 July 2022

I janë fryrë pjesë të fytyrës dhe kokës, Ermal

Këngëtari Ermal Meta ka bërë një njoftim për të gjithë fansat, duke treguar se i duhet të anulojë koncertet e ardhshme për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ermali nuk e ka përcaktuar problemin nga i cili vuan, sepse ende nuk e di as vetë. Ai ka treguar se i janë fryrë pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës.

“Ka disa ditë që më janë fryrë pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës. Fillimisht mendova se mund të ishte një alergji, por nuk është ashtu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot në mëngjes po ashtu.

Me keqardhje jam i detyruar të anuloj koncertet e mia në Peschici dhe Giffoni pasi duhet të kuptoj, dhe mbi të gjitha, të zgjidh situatën. Më vjen shumë keq. U kërkoj falje organizatorëve të koncerteve dhe fansave. Shihemi së shpejti, Ermal,” -ka shkruar këngëtari.

Më pas, ai ka ndarë edhe fotot ku duket qartë i enjtur në fytyrë dhe kokë.

I janë fryrë pjesë të fytyrës dhe kokës, Ermal

I janë fryrë pjesë të fytyrës dhe kokës, Ermal

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon