Je në pritje të ëmbël? Ka një gjë që duhet ta bësh menjëherë

Nga Class• 21 July 2022

Je në pritje të ëmbël? Ka një gjë që duhet ta

Nëse je shtatzënë, ka shumë gjëra që mendon për shëndetin e vetes dhe të foshnjës, duke filluar që nga gjumi në orën 22.00 (ndonëse këshillohet të flesh pas orës 19.00). Por një gjë që mund të mos e kesh bërë, si shumë nëna shtatzënë, është lëvizja: thjeshtë ecja.

Nëse je shtatzënë dhe e lexon këtë, thjesht ngrihu, dil dhe mbylle derën pas vetes pa kokëçarje. Tani! Merr një portofol ose jo, edhe celularin – nuk ka rëndësi. Vetëm dil dhe mos u kthe pa të paktën 20 minuta.

Kjo është diçka që kurrë nuk duhet ta lësh mënjanë.

Gjej gjithmonë pak kohë për veten. Mbaje në kokën moton "me time" dhe shpenzo të paktën 45 sekonda për të shkuar në tualet. Dhe pas kësaj edhe disa minuta të tjera për të bërë këto:

2 minuta: Laj dhëmbët. Ka kaluar ora 11 dhe akoma nuk e ke bërë këtë? Mos u mërzit. Në fund të fundit, kjo është një kohë e gjitha për veten.

20 minuta: Ushqehu vetë dhe fëmijën. Para se të dalësh jashtë, ha pak, por pa e ngarkuar shumë stomakun aq sa të të pengojë për lëvizjen.

1 minutë: Kontrollo motin. Ndoshta ke nevojë për një kapelë.

4 minuta: Vishu me veshjet më të rehatshme të mundshme që të ndihesh mirë dhe lehtë.

2 minuta: Merr çantën, sendet që të duhen dhe drejtohu nga dera.

2 minuta: Nga të gjitha këto lëvizje, ndoshta ke nevojë të shkosh edhe një herë në tualet. Sepse mund të jesh në gjysmë të rrugës dhe kujtohesh që je jashtë tashmë.

2 minuta: Lër gjithçka dhe nisu drejt derës.

Pra, në kaq pak minuta vetëm për veten, je gati të largohesh nga shtëpia. Bëje gjithmonë, çdo ditë dhe shumë shpejt do ta kuptosh se është mënyra më e mirë për të qenë gjithmonë në formë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon