Kur duhet ta përdorni kremin kundër diellit tek fëmijët

Nga Class• 15 July 2022

Kur duhet ta përdorni kremin kundër diellit tek fëmijët

Kremi kundër diellit mund të përdoret tek bebet më të mëdha se 6 muaj. Për bebet më të vegjël se 6 muaj përdorni forma të tjera të mbrojtjes kundër diellit.

Mënyra më e  mirë për t’i mbrojtur bebet është t’i mbani ata në hije sa më shumë të jetë e mundur. Për më tepër, vishini fëmijët tuaj me rroba që i mbrojnë, një kapele me strehë, syze. Por sigurohuni që të mos i vishni trashë pasi u bën vapë. Ju mund t’i hapni një tendë apo një çadër për ta mbrojtur nga dielli fëmijën tuaj.

Kur duhet ta përdorni kremin kundër diellit tek fëmijët

Nëse fëmija juaj është më i madh se 6 muaj, është e rekomandur të përdoret kremi kundër diellit. Zgjidhni një krem kundër diellit  me mbrojtje të gjerë me SPF të paktën 30. Aplikoni në të gjithë trupin e ekpozuar të bebes dhe riaplikojeni çdo 2 orë ose më shpesh nëse fëmija po rri në ujë.

Për të shmangur irritimin e lëkurës dhe syve të foshnjës, përdorni një mbrojtës dielli që përmban oksid zinku ose dioksid titaniumi.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon