Pas ndërhyrjes kirurgjikale në krah, Arjan Konomi lë në mes udhëtimet dhe kthehet në Shqipëri

Nga Class 29 June 2022

Pas ndërhyrjes kirurgjikale në krah, Arjan Konomi lë në mes

Opinionisti Arjan Konomi ka dhënë detaje rreth gjendjes së tij shëndestësore, pas aksidentit që psoi në Jordani dhe ndërhyrjes kirurgjikale që kreu dy ditë më parë.

Në një video të publikuar në profilin e tij në TikTok, Konomi lajmëron ndjekësit se po rikthehet në Shqipëri, pasi i është dashur të ndërpresë udhëtimin e tij për shkak të aksidentit që i ndodhi. Sa i përket gjendjes së tij shëndetësore, Arjani tha se tani është më mirë dhe shpreson të mos ketë komplikacione të mëtejshme.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale në krah, Arjan Konomi lë në mes

“Jam në aeroportin e Amanit, ka ardhur momenti për t’u kthyer në shtëpi. Mezi e kisha pritur këtë javën e fundit, këtë moment, këtë javën e fundit që kam qëndruar 5 ditë në spital dhe pastaj në hotel në një gjendje të vështirë, pas aksidentit që më ndodhi. Edhe që më detyroi të ndërpres udhëtimin që kisha ndërmend ta vazhdoja edhe në vend të tjera, shumë interesante. Tani shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, krahun e kam mirë dhe shpresoj që të mos kem probleme dhe komplikime gjatë fluturimit”

Pas ndërhyrjes kirurgjikale në krah, Arjan Konomi lë në mes

Dy ditë më parë, Arjan Konomi u shfaq në spital për të lajmëruar “fatkeqësinë që i ka ndodhur.” Opinionisti shprehu se ka kryer një ndërhyrje të rëndësishme në krah dhe se gjendja e tij për momentin është e mirë.

“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni, ndodhem në kushte jo të mira, Më duhet të ndaj një fatkeqësi që më ndodhi. Nodhem në spital të Amanit, dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba për pak, por për fat të mirë ka shpresë akoma. Nuk di se çfarë t’ju them tjetër, por nëse ju kam munguar në Instagram është për këtë arsye”

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon