Khloe ka një shpjegim për xhirimin që u zbulua të ishte i inskenuar në ‘The Kardashians’

Nga Class• 25 June 2022

Khloe ka një shpjegim për xhirimin që u zbulua të ishte i

Khloé Kardashian foli për inskenimin e një takimi familjar të transmetuar në shfaqjen “The Kardashians”, pasi u kritikua ashpër në rrjet.

Në një intervistë për "Hot Ones", Khloe shpjegoi:

"Nuk është se ato gjëra nuk ndodhën, por ndonjëherë ata nuk kapnin audion ose ndonjëherë mikrofonët fiken. Unë e kuptoj se shumë prej skenave mund të jenë vërtet ashtu siç ishin, por ata thjesht mund të duhet të ribëjnë diçka ose të kalojnë disa gjëra. Unë jam vërtet e vetëdijshme për këto gjëra."

Kardashian i tha prezantuesit të emisionit se ajo shpesh sheh gabime të evidentuara në shumë faqe ose llogari fansash - edhe kur këto gabime janë "super të vogla".

Khloe ka një shpjegim për xhirimin që u zbulua të ishte i

Javën e kaluar, shikuesit symprehtë kritikuan familjen Kardashian-Jenner për inskenimin e një pjese që supozohej të ishte xhiruar menjëherë pasi skandali i tradhtisë së Tristan Thompson doli në dritë. Në skenën që thuhej të ishte filmuar në dhjetor 2021, Kourtney kishte të njëjtën veshje, model flokësh dhe manikyr që u fotografua në Malibu në muajin janar.

Khloe ka një shpjegim për xhirimin që u zbulua të ishte i

LEXONI EDHE:

Gjithçka e inskenuar! Detaji që nxori zbuluar familjen Kardashian

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon