Lady Gaga është gati për t’u bërë pjesë e sezonit të dytë të filmit të famshëm

Joker 2 do të jetë një muzikal

Nga Class 14 June 2022

Lady Gaga është gati për t’u bërë pjesë e

Vetëm dy javë pasi Todd Phillips lajmëroi se është duke punuar për të risjellë Joaquin Phoenix për "Joker 2", detajet e fundit që kanë dalë, janë edhe më interesante.

“Joker: Folie à deux” do të jetë një muzikal dhe Lady Gaga është në bisedime për të luajtur Harley Quinn.

Sipas "The Hollywood Reporter", Gaga do të luajë një version shumë të ndryshëm të Harley-t nga ai aktual nga Margot Robbie. Megjithatë, thuhet se as Phoenix dhe as Gaga nuk kanë mbyllur ende kontratën për të bërë filmin.

Lady Gaga është gati për t’u bërë pjesë e

Phillips dhe Gaga, në fakt, kanë punuar bashkë edhe më parë. Phillips ishte producent në “A Star is Born”, në vitin 2018, ku Gaga luajti bashkë me Bradley Cooper - i cili, nga ana tjetër, prodhoi Joker. Me idenë që “Joker 2” të vijë si një muzikal, duket që Phillips do të kthejë një yll me më shumë talent në muzikë se pothuajse kushdo tjetër për rolin e Harley-t.

Ndërkohë, për Gaga-n, “Joker: Folie à deux” do t'i përshtatej mjaft mirë trendit të filmave të saj të mëparshëm. Ajo tashmë ka luajtur në dy drama prestigjioze, nga të cilat ka marrë edhe çmime. Ndërkohë, “Joker” pati 11 nominime dhe dy çmime, duke përfshirë çmimin e Aktorit më të Mirë në rolin kryesor, për Joaquin Phoenix.

Një pyetje që shtron ky lajm i ri është për producentët: për çfarë do të flasë ky film? Spekulimet që mendonin se filmi “Joker: Folie à deux”, mund t'i referohej Batman-it, tani duket se kanë ndryshuar, sepse është më e  mundshme që ai t'i referohet partnerit të Joker-it, Harley.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon