Mediat italiane, për dasmën e Ilir Shaqirit: Momenti më emocionues i festës

Nga Class• 3 June 2022

Mediat italiane, për dasmën e Ilir Shaqirit: Momenti më

"Kishte premtuar dhe e mbajti fjalën: Ilir Shaqiri ka rinovuar premtimet e dashurisë ndaj bashkëshortes së tij, Emanuela Morini, bashkëshoqërueses së jetës së tij prej më shumë së 20-vjetësh" - e nisin shkrimin e tyre disa media italiane, të cilat kanë pasqyruar ceremoninë e martesës së Ilir Shaqirit në Durrës, një javë më parë.

Ceremonia, në kujtim të PO-së së parë dhe emocionale, e cila u deklarua në Romë në 2002, u mbajt më 28 maj, e më pas u shoqërua edhe me një festë në një vend ekskluziv në qytetin e Durrësit, mes shumë njerëzve të dashur dhe miqve të afërt.

Mediat italiane, për dasmën e Ilir Shaqirit: Momenti më

“Emanuela nuk dyshonte për asgjë, doja t’i bëja një surprizë”,- thotë ende i emocionuar Iliri. “E çova në Durrës me justifikimin e një sfilate mode”,- kujton ai.

Ishte një ditë shumë e bukur, e organizuar në detaje nga profesionistët e ‘Ami Event’, që çifti e kaloi në shoqërinë e kolegëve dhe miqve. Mes të tjerëve, Ilir Shaqiri kishte në krah të tij edhe disa ish-konkurrentë të Big Brother VIP, në të cilin mori pjesë dhe doli fitues, pak muaj më parë, drejtuesen e reality show-t në Top Channel, Arbana Osmani, dhe Inva Mulën, sopranoja me famë ndërkombëtare, e cila hapi festën me një performancë shumë të ndjerë.

Mediat italiane, për dasmën e Ilir Shaqirit: Momenti më

Ndër momentet më emocionuese dhe argëtuese të festës, e cila u ndoq me shumë adhurim edhe nga Emily, “e vogla” e familjes Shaqiri, ishte çasti kur Ilir dhe Emanuela, të veshur me veshje tradicionale, kërcenin duke festuar folklorin shqiptar: “Emanuela ishte shumë e zonja”,- tha ai, krenar për gruan e jetës së tij. “Dua të falënderoj nëpërmjet jush Digitalb (në të cilin Iliri është imazhi zyrtar) për mbështetjen logjistike, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, ata që u gëzuan dhe festuan me ne”.

Një gëzim që ka infektuar mjaft edhe rrjetet sociale: në Tik Tok hashtagu #ilirshaqiri me videot e ceremonisë ka arritur shifrën rekord prej 201 milionë shikimesh.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon