Siç nuk e keni parë asnjëherë, Xhani Shqerra në një puthje kinemaje

Një puthje kinematografike nga Xhani Shqerra

Nga Class 22 May 2022

Siç nuk e keni parë asnjëherë, Xhani Shqerra në

Nuk është e zakonshme për një personazh dhe një profil si Xhani Shqerra ta shohësh në një foto të tillë. Por, natyrisht, këtë herë “provokimi” ka një arsye. Kush më shumë se moderatori i njohur mund të jetë imazh i një marke mjaft të njohur italiane?
 
Xhani mban postin e “Brand Ambassador” të markës historike të veshjeve për burra “Aquamarine” në Shqipëri dhe së fundi është rizgjedhur si imazh për koleksionin e ri Spring/Summer 2022.

Siç nuk e keni parë asnjëherë, Xhani Shqerra në

“Aquamarine Firenze” e ka dërguar Xhanin në Lago di Como për të xhiruar spotin e ri, i cili duket mjaft joshës. Në rolin e një aktori kinemaje, Xhani dhe partnerja e tij, modelja Barbara Fumagalli, përcjellin jo vetëm imazhin e kuruar të një marke historike, por edhe “një romancë” mjaft të bukur në syrin e të gjithëve.

Spoti, i ideuar për të përcjellë ndjesinë e një filmi romantik, mbyllet me një çast të ëmbël intim, kur dy aktorët përcjellin një puthje kinematografike.
 
Prania e prezantuesit të njohur shqiptar, simbol i elegancës dhe stilit italian, bën që çdo markë që mban emrin e tij të ketë sukses në çdo sezon. Ashtu si edhe “Aquamarine Firenze”.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon