Pas ndarjes me Romeon, Aleksia Peleshi i çuditi të gjithë me deklaratën e fundit

Nga Class 19 May 2022

Pas ndarjes me Romeon, Aleksia Peleshi i çuditi të gjithë me

Ndarja nga aktori i njohur Romeo Veshaj ka qenë mjaft e komentuar në rrjet, sidomos pasi vetë Aleksia Peleshi rrëfeu publikisht çfarë ndodhi me historinë e dashurisë.

Prej pak kohësh, dy të rinjtë vazhdojnë jetët e tyre të ndarë. Ishte Aleksia ajo që disa ditë më parë deklaroi publikisht se ishte nxituar që e kishte bërë publike lidhjen me Romeon.

E ftuar sot në “Wake Up”, pasi rrëfeu projektet e saj të fundit, Aleksia nuk shpëtoi edhe nga pyetjet në lidhje me jetën private dhe ndarjen nga Romeo.

Pas ndarjes me Romeon, Aleksia Peleshi i çuditi të gjithë me

Kështu, pyetjes nëse e bezdisin lajmet në portale, sidomos kohët e fundit, Aleksia iu përgjigj: “Më bezdisin, sepse jam nxituar duke folur më shumë se ç’duhet. Njerëzit nuk kanë pse t’i dinë të gjitha. Për këtë i kam rënë pak pishmanit. Por ç’ndodhi, ndodhi”, – tha ajo duke pranuar se, në të vërtetë nuk ka qenë kurrë e dashuruar.

Njeriu reflekton, kupton më shumë për veten. Unë kam kuptuar se unë nuk kam qenë ndonjëherë realisht e dashuruar, kam qenë e dashuruar me idenë e të pasurit dikë në krah, që të dashuron verbërisht. Ose kam qenë e dashuruar me idenë e krijimit të një familjeje sa më shpejt, por kurrë e dashuruar me një njeri. Nuk ma ka bërë zemra ‘bam’".

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon