Defekt në ashensorin e QSUT, barrelisti dhe pacientja lëndohen dhe bllokohen brenda

Nga Class 16 May 2022

Defekt në ashensorin e QSUT, barrelisti dhe pacientja lëndohen dhe

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një defekti në ashensorin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Policia ka njoftuar se një barrelist dhe një paciente janë bllokuar në ashensor pas defektit. Ata janë nxjerrë pas ndërhyrjes së zjarrfikëses.

Më pas është zbuluar se të dy kanë mbetur të dëmtuar si pasojë e ngjarjes. Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

QSUT informoi se të gjithë ashensorët janë në një sistem mirëmbajtje të plotë nga kompania e kontraktuar për shërbimin e mirëmbajtjes, të cilat kryhen periodikisht, sipas kontratës në fuqi. Pritet ekspertiza e mëtejshme për të vlerësuar shkakun e këtij incidenti./tvklan.al

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon