Kur do të mbahet ceremonia e ardhshme e Oscars? Publikohet data

Nga Class• 14 May 2022

Kur do të mbahet ceremonia e ardhshme e Oscars? Publikohet data

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit njoftoi dje datën se kur do të mbahen Çmimet e Akademisë së vitit të ardhshëm. Ceremonia e Oscars 2023 do të zhvillohet më 12 mars.

Edicioni i 95-të i ndarjes së çmimeve të Akademisë do të mbahet pak më herët vitin e ardhshëm, ndryshe nga ky vit që u zhvillua jashtëzakonisht vonë më 27 mars, pjesërisht për shkak të Lojërave Olimpike të shkurtit.

Në Oscars 2022, "CODA" u bë filmi i parë me një kast që nuk dëgjon dhe filmi i parë nga një shërbim transmetimi që fitoi çmimin për filmin më të mirë. Shuplaka famëkeqe që Will Smith i dha prezantuesit Chris Rock, në fakt, i la në hije çmimet.

Smith që atëherë ka dhënë dorëheqjen nga akademia, e cila e ndaloi aktorin 10 vjet të marrë pjesë në Oscars.

Kur do të mbahet ceremonia e ardhshme e Oscars? Publikohet data

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon