Kjo maskë me vetëm 3 përbërës do ju ndihmojë për të hidratuar dhe ushqyer fytyrën

Nga Class 13 May 2022

Kjo maskë me vetëm 3 përbërës do ju ndihmojë

Hidratimi është shumë i rëndësishëm për lëkurën tuaj, pasi një lëkurë jo e hidratuar duket pa jetë dhe ju tregon edhe më të mëdha në moshë nga sa jeni. Kremërat hidratues në treg janë të shumtë, megjithatë një maskë në kushte shtëpie të paktën një herë në javë, do t'ju ndihmojë akoma më shumë. Meqë keni fundjavën përpara, merrni pak kohë për veten, për të bërë një maskë të thjeshtë që hidraton dhe ushqen lëkurën e fytyrës.

Kjo maskë me vetëm 3 përbërës do ju ndihmojë

Përbërësit që ju duhen:

- ½ avokado

- 1 lugë gjelle mjaltë

- 1 dorë tërshërë

Duket si një mëngjes i bukur për t'u fotografuar, nga ata të shohim në Instagram, por në fakt këta përbërës funksionojnë shumë mirë për lëkurën e fytyrës. Mjalti është një hidratues shumë i mirë, si dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar. Tërshëra është shumë e mirë për të ushqyer dhe qetësuar lëkurën e acaruar. Përzieni mjaltin dhe tërshërën me gjysmë avokadoje (vetitë e së cilës njihen shumë mirë) të bërë pure, nëse nuk ju ndodhet avokadoja, zëvendësojeni me 3 lugë gjelle qumësht.

Kjo maskë me vetëm 3 përbërës do ju ndihmojë

Lëreni për 15 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të bollshëm. Lëkurën do ta ndjeni më të butë dhe më të hidratuar.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon