Ndryshon struktura e vitit të ri shkollor, ministrja Kushi jep lajmin e mirë për arsimin 9-vjeçar

Nga Class 11 May 2022

Ndryshon struktura e vitit të ri shkollor, ministrja Kushi jep lajmin e

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar ditën e sotme se sapo është mbyllur struktura e re për vitin parauniversitar 2022-2023, i cili do të fillojë më 12 shtator 2022.

Ministrja ka dhënë edhe lajmin e mirë për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar. Vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim, pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Postimi i plotë i Evis Kushit:

Të dashur nxënës dhe mësues,

Ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022.

Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim.

Suksese të gjithëve!

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon