Niko Komani tregon domethënien e veshjes së shumëpërfolur të Ronelës

Nga Class• 9 May 2022

Niko Komani tregon domethënien e veshjes së shumëpërfolur

Nata e parë e Eurovizonit do të mbahet nesër, më 10 maj, në Torino dhe Ronela Hajati do të jetë artistja e parë që do të këndojë. Dje është zhvilluar ceremonia hapëse e Eurovizionit dhe artistja shqiptare shkaktoi reagime të shumta me veshjen që u paraqit në tapetin e kaltër.

Niko Komani tregon domethënien e veshjes së shumëpërfolur

Pamja e saj unike tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe më shumë për këtë zgjedhje ka treguar Niko Komani gjatë një lidhjeje me Skype për emisionin “Wake Up”. Ai tha se bashkë me Ronelën kanë dashur të sjellin diçka ndryshe dhe të veçantë, dhe ai e ka parë si një vepër arti këtë veshje.

Niko Komani tregon domethënien e veshjes së shumëpërfolur

“Ngjan si mozaik i një kishe ortodokse. Është vendi i dashurisë. Tek printi janë flamujt e të gjithë shteteve. Kemi përfshirë të gjithë Eurozivionin në veshje. Kjo ishte një veshje më e mirëmenduar se të tjerat. Tregon dashurinë që Ronela ka për të gjithë. Kapela ka qenë e rëndë dhe ka pasur një bishtalec shumë të gjatë dhe të rëndë. Jam munduar të sjell trendet dhe tendencat më të fundit. Të gjitha veshjet janë shumë të guximshme”, -ka rrëfyer Niko.

Niko Komani tregon domethënien e veshjes së shumëpërfolur

Në fund, ai u ka bërë thirrje të rinjve jashtë Shqipërisë që ta votojnë Ronelën, sepse më në fund Shqipëria përfaqësohet në Eurovizion me një këngë ritmike që të rinjtë e kanë kënduar dhe e kanë kërcyer kudo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon