Fiori Dardha was invited to "Not only fashion", where she rarely spoke about her private life. She told why she decided to legally marry her husband 5 years after their wedding.

“Ne bëmë një dasmë para 5 vitesh, që ishte një dasmë e madhe, tradicionale. Unë doja që ditën e celebrimit ta kishim më 9 mars që përkon me ditën e lindjes së Abelit. Kur shkova në njësinë administrative më thanë që nuk mundet sepse duhet bërë shpallja. Për momentin e lashë, thashë do ta bëj 9 marsin tjetër dhe kështu kaluan 5 vite, pa u celebruar. Më erdhi ideja që celebrimin ta bënim për 50-vjetorin e bashkëshortit. Si mbaroi e gjithë ceremonia, unë u kujtova që bashkëshorti nuk më kishte propozuar, kështu që kam një arsye për të organizuar një tjetër festë”, -tregoi Fiori.

Mes të tjerash, Fiori bëri edhe një rrëfim delikat, duke treguar se vuan nga një sëmundje autoimune që lidhet me krijimin e më shumë antitrupave sesa organizmi ka nevojë. Ajo shtoi se pyetja “kur do bëni një fëmijë tjetër” e lëndon shumë.

“Unë vuaj nga një sëmundje autoimune që shpesh më privon nga shumë aktivitete. Nuk e them se dua të viktimizohem, por për të ndihmuar të tjerët që kanë kuptuar se vuajnë nga diçka, por nuk e kanë zbuluar ende. Unë këtë fazë kam vuajtur. Pikën e zbulimit të sëmundjes. Pyetja që më bëhet rregullisht është: ‘Kur do bësh një fëmijë tjetër?’ dhe nuk e kam kuptuar kurrë këtë lloj kurioziteti. Ka disa gjëra që janë private dhe ti duhet të dish të krijosh kufijtë. Mendoj se e bëjnë nga paditura, por edhe nga kurioziteti. Ka të tjerë që janë dashakeqës. Ku e dinë ata që unë edhe e dua një fëmijë tjetër, por nuk kam mundësi ta bëj? Kjo të lëndon, ndërkohë që është një zgjedhje personale,” -u shpreh ajo.

Ajo foli edhe për marrëdhënien me vajzën e bashkëshortit, e cila jeton në Amerikë, dhe tregoi se kanë raporte shumë të mira, sidomos djali i saj, Abeli.