Përballë fëmijëve të “Piter Panit”, mbrëmjen e kësaj të hëne, Ilir Shaqiri nuk e pati edhe aq të thjeshtë të përgjigjej, megjithatë pak para spektaklit Iliri ka nisur me pyetjet e piterpanistëve të rritur – ndjekësit e spektaklit në rrjet. Edhe këta të fundit nuk e kursyen Ilirin, madje nisën me pyetjen e drejtpërdrejtë, për të cilën balerini i njohur është përfolur së fundi: "Kur do e bësh dasmën, se na plase", - ishte një prej 3 pyetjeve të përzgjedhura nga publiku i "Piter Pan" për të ftuarin e natës së parë.

Pas fitores së Big Brother dhe mbylljes së disa projekteve e kontratave, Iliri e ka bërë pak konfuz rrjetin për lajmin e ceremonisë së martesës. Po si është përgjigjur ai këtë herë? Si të gjitha përgjigjet ‘dinake’ të Ilirit. Ndonëse ka konfirmuar indirekt atë që është përfolur - dasma e balerinit të njohur dhe ish-balerinës italiane Emanuela, do të jetë këtë verë – ende nuk ka një datë zyrtare.

"Ja, po presim diellin, se është kohë me shi. Edhe lagemi, laget nusja", - thotë në video Iliri si për t’i lënë ende në pritje fansat e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ilir Shaqiri (@ilir_shaqiri)

I pyetur nga ndjekësit nëse ka marrë ftesë për të qenë pjesë e Vëllait të Madh në Itali, ai thotë:

"Janë duke u pjekur disa projekte, shumë të bukura, si në Itali, si në Shqipëri. Sigurisht, do vlerësoj atë që mua më përshtatet më shumë."

Publiku ka dashur të dijë më shumë në lidhje me vlerësimin e balerinit shqiptar për kolegët e tij. Ilir Shaqiri në pyetjen e tretë përgjigjet: "Artistët që i kanë dhuruar art këtij populli, duke filluar nga kinematografia, recitimi, kënga. Timo Flloko, pa diskutim", - përfundoi ai duke veçuar aktorin e njohur si të preferuarin e tij.