Më të guximshme, llojet e xhaketave që duhet të kombinoni me xhinse këtë pranverë

Xhaketë dhe xhinse, kombinimi që nuk tradhton kurrë ka disa risi

Nga Class 2 May 2022

Më të guximshme, llojet e xhaketave që duhet të kombinoni me

E shpjegoni dot pse sa më shumë rritemi, aq më pak kohë na mbetet për të bërë pothuaj çdo gjë? Me siguri që edhe ju i mbani mend të njëzetat tuaja, ndërsa ju dilte koha, një orë e mirë në mëngjes duke u përgatitur, duke bërë grimin me saktësinë e një artisti dhe duke bërë disa përpjekje për të zgjedhur këpucët perfekte që të përshtateshin me çantën (e cila, po, do të ndryshohej në mes të ditës).

Më të guximshme, llojet e xhaketave që duhet të kombinoni me

Tani, në fakt, jemi më shumë të lidhur drejt zgjedhjeve të thjeshta që na e bëjnë jetën më të lehtë dhe nuk kërkojnë më shumë se disa minuta për të qenë gati. Ashtu si rutina e bukurisë, edhe disa zakone të veshjes duhen përshtatur – dhe këtu hyjnë sidomos kombinimet e thjeshta.

Më të guximshme, llojet e xhaketave që duhet të kombinoni me

Po cili është kombinimi më i thjeshtë dhe i preferuar që mund të zgjidhni menjëherë në pranverë?

Xhaketa dhe xhinse.

Më të guximshme, llojet e xhaketave që duhet të kombinoni me

Nuk kemi asnjë iluzion se kjo është një veshje moderne, jo për një kohë të gjatë, por është një kombinim që nuk zhgënjen kurrë. Dhe për më tepër, vajzat e modës kanë menduar për t’i dhënë këtij partneriteti klasik një frymë të re në vitin 2022.

Më të guximshme, llojet e xhaketave që duhet të kombinoni me

Ku është ndryshimi? Në vend të xhaketave me tone dhe nuanca neutrale që kanë dominuar sezonet e fundit, këtë vit tendencat janë me ngjyra më të forta.

Më të guximshme, llojet e xhaketave që duhet të kombinoni me

Ngjyrat e ndezura kanë dominuar këtë vit në pasarelat e modës, para se të fillonin të depërtonin në garderobën tonë, kështu që mbetet vetëm të zgjidhni.

Më të guximshme, llojet e xhaketave që duhet të kombinoni me

Midis jeshiles së ndezur, mandarinës dhe deri tek ngjyrat e neonit, provoni të paktën disa prej këtyre stileve për veshjen e përditshme - po, me xhinse.

Më të guximshme, llojet e xhaketave që duhet të kombinoni me

Shikoni kombinimin tuaj të ri të pranverës 2022.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon