Futbollisti shqiptar i jep fund martesës?

Nga Class 27 April 2022

Futbollisti shqiptar i jep fund martesës?

Futbollisti me origjinë shqiptare Mërgim Berisha nuk është në fazën e tij më të mirë dhe jo vetëm në fushën e blertë. Së fundi, Berisha është përfolur se po kalon një periudhë aspak të mirë edhe në jetën personale. Sipas mediave në Turqi, sulmuesi i Fenerbahçes duket se i ka dhënë fund martesës me Vesa Vllasaliun.

“Milliyet” shkruan se futbollisti i ka hequr të gjitha fotografitë që i kishte në Instagram me bashkëshorten e tij, madje edhe i ka bërë “unfollow” asaj.

Futbollisti shqiptar i jep fund martesës?

Ndërsa Vesa, nga ana tjetër, ende nuk ka bërë ndonjë reagim për spekulimet e fundit.

Media të tjera sportive në Turqi raportojnë se vendimi ka qenë i njëanshëm nga ana e futbollistit.

Futbollisti shqiptar i jep fund martesës?

Çifti ende nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare për vendimin që mund të ketë marrë. Kjo mund të jetë edhe një krizë e momentit, shkruajnë më tej mediat, e cila mund  të pasohet me një reagim publik të futbollistit.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon