Elon Musk është njeriu më i pasur në botë, por ai thotë se nuk ka asnjë shtëpi.
Në një intervistë me organizatën jofitimprurëse TED, e njohur për "TED Talks", Musk foli për jetën e tij si miliarder.
Kur u pyet për njerëzit që mund të ndihen keq nga pasuria e tij e jashtëzakonshme, Musk tha se sheh të meta në këto besime, duke vënë në dukje se ai nuk shpenzon shumë nga miliardat e tij për konsumin personal.
"Në fakt, unë nuk kam asnjë shtëpi tani. Jam duke qëndruar në shtëpitë e miqve," tha ai.
Musk gjithashtu vuri në dukje se ai nuk ka një jaht ose nuk shkon shpesh me pushime, por ka një aeroplan. “Nëse nuk e përdor avionin, kam më pak orë për të punuar”.
Renditja e fundit e miliarderëve të Forbes zbuloi se Musk ka një pasuri neto prej 219 miliardë dollarësh.
Vitin e kaluar, Musk shkroi në Twitter se rezidenca e tij kryesore është një vend me qira nga SpaceX, me vlerë 50,000 dollarë dhe e përshtatshme pranë vendndodhjes së kompanisë së eksplorimit të hapësirës në Teksas.
Pretendimet e miliarderit për një stil jetese minimaliste shkojnë edhe më larg. Në maj 2020 ai shkroi në Twitter:
“Unë po shes pothuajse të gjitha pasuritë fizike. Nuk do të zotëroj asnjë shtëpi.”