Ekspertët mbretërorë i kanë qujtur 'delirante' pohimet e Princit Harry, ku thotë se ai po 'mbron' Mbretëreshën dhe po përpiqet të sigurohet që ajo të ketë 'njerëzit e duhur rreth saj', pasi ai dhe Meghan lanë detyrat mbretërore dhe u transferuan në Kaliforni.

Vërejtjet e dukës u cilësuan gjithashtu si një 'fyerje e rëndë' për Charles dhe William pasi emisioni Today i NBC transmetoi një fragment të intervistës me princin, vetëm 24 orë para ditëlindjes së 96-të të mbretëreshës.

Harry dhe Meghan vizituan Mbretëreshën në Kështjellën Windsor dhe u takuan me Charles për vetëm 15 minuta përpara se të fluturonin për në Holandë për Lojërat Invictus. Pas samitit të 'paqes', më pas u raportua se Sussex-ët ishin ftuar të shfaqeshin në ballkonin e Pallatit Buckingham gjatë festimeve të Jubileut të Platinit, dhe kjo u interpretua gjerësisht si një shenjë se tensionet ishin ftohur disi.

Por duke folur për emisionin Today për takimin e tij me Mbretëreshën, duka tha:

“Të isha me të ishte shumë mirë, ishte shumë bukur ta shihja. Ajo është në formë të shkëlqyer. Ajo ka gjithmonë një sens të shkëlqyeshëm humori me mua dhe unë thjesht po sigurohem që ajo të jetë e mbrojtur dhe të ketë njerëzit e duhur rreth saj. Si Meghan, ashtu edhe unë, pimë çaj me të, kështu që ishte shumë bukur.”

Ekspertët mbretërorë pohuan se komenti befasues i Harry-t ishte një "fyerje e rëndë" për Charles dhe William, me të cilët ai ka një marrëdhënie thellësisht të tensionuar dhe se ishte një dëshmi se duka "nuk meriton të marrë pjesë në festimet e jubileut dhe të jetë në ballkon".

Fragmenti gjithashtu ka të ngjarë të ketë nxitur frikën e mëtejshme në Buckingham Palace se duka mund të hedhë më shumë 'bomba të vërteta' në intervistën e tij të re.