U kritikua ashpër për veshjen në Kuvend, reagon Adriana Matoshi

Nga Class 20 April 2022

U kritikua ashpër për veshjen në Kuvend, reagon Adriana Matoshi

Veshja e Adriana Matoshit në Kuvend ka qenë objekt diskutimesh orët e fundit në mediat në Kosovë dhe rrjetet sociale. Aktorja dhe deputetja u shfaq në Kuvend e veshur me një bluzë me kapuç, me një fund me tyl një bluzë më të gjerë sipër dhe me atlete nga këmbët. Kjo veshje, jo e zakontë për një deputete, nxiti komente të shumta. Pati nga ata që e vlerësuan shpirtin artistik të Adrianës, por pati shumë edhe nga ata që e kritikuan se ka thyer kodin e veshjes në institucion.

U kritikua ashpër për veshjen në Kuvend, reagon Adriana Matoshi

Pak orë pasi lajmi pushtoi mediat, artistja ka reaguar në rrjetet sociale për t’u dhënë të gjithëve një përgjigje dhe mbi të gjitha gazetarëve.

“Për miqtë gazetarë, që po kërkojnë prononcim për veshjen time në Kuvend!

Sinqerisht, më me deshirë kisha marrë pyetje për sukseset e kësaj qeverie, për rikthimin e shkëlqimit të skenës kulturore etj. etj. Por, unë nuk kam as mundësi që të zgjedh pyetjet, njësoj siç askush nuk ka mundësi të vendosë si unë vishem në Kuvend. Veshjet e mia gjithmonë janë artistike, pasi unë, mbi të gjitha, jam artiste, dhe ashtu do të mbetet përjetësisht!

Shijet janë relative, por edhe individuale. Veshja nuk më bën as deputete të keqe, as të mirë. Unë po e luaj rolin tim si deputete, për çfarë jam votuar. Kjo ka rëndësi! Por, edhe një gjë e kam pritur: më shumë mbështetje nga gazetaret. Jam shumë e lumtur që jetoj në një kohë kur gratë në të gjithë botën e mbështesin fuqishëm njëra-tjetrën, në çdo rrethanë, në çdo situatë.

Gratë e Kosovës, pa përjashtim, duhet që sa më parë ta kuptojnë këtë trend të rëndësishëm dhe kaq të nevojshëm për njerëzimin dhe të bëhen pjesë e forcimit të gruas. Ndërsa për ata që ofendojnë, tashmë jam regjur!” -ka shkruar aktorja.

U kritikua ashpër për veshjen në Kuvend, reagon Adriana Matoshi

Adriana Matoshi është deputete e Lëvizjes Vetëvendosje prej rreth një viti.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon