Zbulohet dashuria e re e Edës, aktorja ‘kapet mat’ në Londër me partnerin

Nga Class 18 April 2022

Zbulohet dashuria e re e Edës, aktorja ‘kapet mat’ në

Aktorja bukuroshe, Hande Erçel, e njohur për rolin e Edës në serialin “Dashuria është në ajër”, i ka dhënë fund lidhjes me kolegun e saj, Kerem Bursin, me të cilin u njoh në xhirimet e serialit. Historia e bukur e nisur nga filmi nuk ishte e thënë të ishte jetëgjatë.

Zbulohet dashuria e re e Edës, aktorja ‘kapet mat’ në

Hande Erçel, e cila është vënë shpesh në titujt e revistave për jetën e saj private, duket se po jeton tashmë një histori të re dashurie. Hande Ercel duket se ka nisur një lidhje dashurie me Kaan Yildirim.

Zbulohet dashuria e re e Edës, aktorja ‘kapet mat’ në

Dy të rinjtë janë parë në Londër disa ditë më parë dhe fotot e paparacëve kanë pushtuar rrjetin. Edhe pse u panë bashkë natën vonë në festë duke u argëtuar, të dy i mohuan lajmet që nisën të qarkullonin në mediat rozë.

Zbulohet dashuria e re e Edës, aktorja ‘kapet mat’ në

Megjithatë, ja që dashuria mes Hande Erçel dhe Kaan Yildirim u dokumentua në Londër, ndërsa çifti u pa prej dore në rrugë.

Zbulohet dashuria e re e Edës, aktorja ‘kapet mat’ në

Hande Erçel dhe Kerem Bursin nuk dhanë asnjë shpjegim për fundin e romancës së tyre dhe tani që Erçel u zbulua, duket se gjithçka mes dy aktorëve ka marrë fund.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon