Sa kushton unaza gjigante e Adele që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve?

Nga Class 12 February 2022

Sa kushton unaza gjigante e Adele që tërhoqi vëmendjen e të

Këngëtarja Adele nxiti spekulime se ajo dhe i dashuri Rich Paul mund të jenë fejuar, kur u shfaq në Brit Awards të martën me një unazë në prerje dardhe nga Lorraine Schwartz. Unaza nuk kishte si të mos binte me sy për shkak të përmasave dhe shkëlqimit të saj. Ekipi i argjendarisë tha për Page Six Style se vathët e këngëtares peshonin 50 karat - por refuzuan të ndajnë informacione të mëtejshme për unazën e saj.

Por ekspertë të gurëve të çmuar, thanë për median se unaza e Adele mund të vlejë "afërsisht 1 milion dollarë".

"Duket me shkëlqim në të gjitha anët dhe na bën të besojmë se do të ishte vërtet me cilësi shumë të lartë," thotë Apeksha Kothari i Rare Carat, e cila e vlerësoi e gurin në 10 karat.

Sa kushton unaza gjigante e Adele që tërhoqi vëmendjen e të

Mike Fried, CEO i The Diamond Pro, ra dakord që unaza gjigante e Adele është "të paktën 10 karat", duke thënë se një diamant i kësaj madhësie ka marrë shumë kohë për t’u përzgjedhur.

Olivia Landau, gjeologe e certifikuar nga GIA dhe themeluese e The Clear Cut, ndau një vlerësim pak më konservator.

"Guri i saj duket të jetë rreth 5 deri në 7 karat në madhësi," tha Landau, duke shtuar se diamanti duket se është vendosur në një brez të hollë. "Në varësi të cilësisë, një unazë e ngjashme mund të variojë nga 250,000 deri në 500,000 dollarë."

Sa kushton unaza gjigante e Adele që tërhoqi vëmendjen e të

Lorraine Schwartz ka krijuar disa nga unazat më spektakolare në Hollywood ndër vite. Kush mund të harrojë gurin 15 karatësh, 2 milionë dollarësh, me të cilin Kanye West i propozoi Kim Kardashian në vitin 2013? Apo smeraldin 18 karatësh që Beyonce mori nga bashkëshorti Jay-Z, që thuhet se vlen 5 milionë dollarë?

Sa kushton unaza gjigante e Adele që tërhoqi vëmendjen e të

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon