Ju kujtohet Gaviota? Version i ri i serialit me William Levy-n po bën namin në Netflix

Nga Class 26 January 2022

Ju kujtohet Gaviota? Version i ri i serialit me William Levy-n po bën namin

Serialet jo-anglishtfolëse duket se po bëhen gjithnjë e më të pëlqyera në Netflix. Sezoni i parë i ‘Squid Game' është prodhimi i tij televiziv më i suksesshëm i të gjitha kohërave. Megjithatë, platforma nuk ndalet së kërkuari për fenomene të reja dhe një prej tyre është edhe ‘Kafe me aromë gruaje’ ('Café con aroma de mujer'), me protagonistë William Levy-n (si Sebastian) dhe Laura Londoño (si Gaviota).

Ju kujtohet Gaviota? Version i ri i serialit me William Levy-n po bën namin

Sezoni i parë i 'Café con aroma de mujer' u rendit sërish javën e kaluar në krye të serialeve më të ndjekur në Netflix me 96.36 milionë orë shikime midis 17 dhe 23 janarit, duke përsëritur të dhënat e javës së mëparshme dhe duke mposhtur çdo serial në anglisht.

Telenovela kolumbiane e krijuar nga Adriana Suarez, bazuar në serialet homonime të viteve '90, tashmë është futur në Top 10 të serialeve më të ndjekur në Netflix, ndërsa ka vetëm 28 ditë në platformë, dhe numëron në total 301 milionë orë shikime.

Ju kujtohet Gaviota? Version i ri i serialit me William Levy-n po bën namin

'Café con aroma de mujer', fillimisht e shkruar nga Fernando Gaitán dhe interpretuar në vitin 1995 në versionin original nga Margarita Rosa de Francisco dhe Guy Ecker, pati disa versione në vitet e mëvonshme. Rikujtojmë “Kur ti të jesh e imja”, me Silvia Navarron dhe Sergio Basáñez, si Paloma dhe Diego, telenovelë që u kthye në fenomen edhe në vendin tonë.

Ju kujtohet Gaviota? Version i ri i serialit me William Levy-n po bën namin

Versioni tjetër i interpretuar nga Angélica Rivera dhe Eduardo Yáñez (si Gaviota dhe Rodrigo) ishte “Destilando amor” ose përshtatur në shqip “Dashuri dhe tekila”.

Ju kujtohet Gaviota? Version i ri i serialit me William Levy-n po bën namin

I fundit është ky i vitit 2021 me William Levy-n dhe Laura Londoño, që duket se do të ketë po të njëjtin sukses.

Trailerin mund ta shihni më poshtë:

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon