Surpriza e çiftit të famshëm, prindër për herë të parë nga një nënë zëvendësuese

Nga Class• 21 January 2022

Surpriza e çiftit të famshëm, prindër për herë

Për çiftin e njohur Nick Jonas dhe Priyanka Chopra lajmi që kanë ndarë sot me të gjithë ka qenë surprizë. Janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e kanë ndarë me fansat e tyre në profilet sociale.

“Jemi shumë të lumtur të konfirmojmë se kemi mirëpritur një foshnjë nëpërmjet një nëne surrogate. Kërkojmë me respekt privatësi gjatë kësaj kohe speciale, ndërsa jemi të fokusuar te familja jonë. Shumë faleminderit.”,- shkruhet në mesazhin që çifti ka shkruar në llogaritë sociale.

Ende nuk është bërë zyrtare gjinia e bebes që ka ardhur në jetë, por TMZ ka mësuar se nëna surrogate që ka sjellë në jetë fëmijën ka lindur të shtunën një vajzë.

Surpriza e çiftit të famshëm, prindër për herë

Vetëm një javë pasi 39-vjeçarja Chopra, dhe 29-vjeçari Jonas rrëfyen dëshirën për të pasur një fëmijë, u zbulua edhe surpriza e bukur.

Chopra dhe Jonas janë të martuar prej tre vitesh.

Në mars 2020, ylli i Bollywood-it tha se megjithëse kishte një orar të “ngjeshur”, të kesh një familje është “shumë e rëndësishme” për të.

“Është diçka që unë patjetër dua ta bëj dhe shpresoj që kur të dojë Zoti, në kohën e duhur dhe të përshtatshme, do të ndodhë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Priyanka (@priyankachopra)

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon