Aleksia Peleshi, prej disa kohësh, e ka ndarë edhe me publikun romancën me aktorin e humorit Romeo Veshaj. Por tani që Donaldi, vëllai i Romeos është prej disa muajsh në Big Brother, duket se sulmet virtuale duhet t'i durojë edhe Aleksia. 

Së fundi, ajo duket mjaft e zemëruar me një koment kundër Donaldit, pas të cilit nuk mund të rrinte pa reaguar. Duke i kthyer përgjigje njërit prej ndjekësve, ajo shton se kjo është hera e fundit që ajo reagon për këtë temë.

Ai kunati yt, Donaldi, është tradhtar. Turp për atë që bëri. Ndahu dhe ti të lutem”,- i ka shkruar një ndjekës dhe kaq është dashur që Aleksia të kthejë një përgjigje e revoltuar.

Ke një foto me nusen në profil dhe më ke dërguar 10 mesazhe ku thua: ‘shpirt, zemër, ylli’ dhe gjykon Donaldin që ishte beqar. Është kulmi të kryqëzohet nga njerëz si puna jote që mashtrojnë, tradhtojnë, mbajnë të dashuruar dhe prishin familje, është hipokrizia më e madhe”, është shprehur Aleksia në një video të publikuar, pas së cilës shton: “Hera e fundit që flas për këtë temë, na lodhët”.

Prania e Donaldit në 'Big Brother Vip' dhe lidhja e tij me Beatrix Ramosajn pas takimit me Bora Zemanin është komentuar gjatë në rrjet, sidomos nga fansat e Borës e më gjerë. Por pas Donaldit, i cili nuk di se ç'bëhet jashtë shtëpisë, edhe 'rrjeti' që ka lidhje me të nuk ka përjetuar pak zemërim e revoltë.