Përçarje mes motrave Libohova? Reagon Eranda pas lajmeve të fundit

Nga Class 27 December 2021

Përçarje mes motrave Libohova? Reagon Eranda pas lajmeve të

Prej disa kohësh, motrat Libohova janë vënë në fokus të lajmeve për raportin e tyre. Flitet se prej vitesh, Eranda dhe Irma nuk flasin me njëra-tjetrën. Ndonëse në fillim u duk thjesht dhe vetëm një lajm i sajuar, fakti që as Irma dhe as Eranda nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram shtoi dyshimet se marrëdhënia e tyre ishte krisur.

Por ajo që vërtet vuri krijoi bindje për këtë raport të shkëputur ishte mungesa e Irmës në muajin tetor, kur Eranda u vlerësua me çmimin prestigjioz “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti Meta.

Përçarje mes motrave Libohova? Reagon Eranda pas lajmeve të

Jo vetëm mungesa fizike, por edhe ajo në rrjet ishte arsye që i bindi të gjithë se Irma dhe Eranda tashmë nuk flasin më me njëra-tjetrën.

Megjithatë, një postim i Erandës gjatë ditës së sotme është konsideruar edhe një reagim për lajmet që qarkullojnë prej kohësh. Në fakt, Eranda ka postuar një foto me Irmës, nga një concert ku motrat kanë qenë disa vite më parë.

Përçarje mes motrave Libohova? Reagon Eranda pas lajmeve të

Plot 6 vjet më parë, 27 dhjetorin e vitit 2015, motrat Libohova gëzonin fansat me muzikën e tyre. Si sot, vetëm nga vende të ndryshme dhe, ndoshta, me publik të ndarë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon