Përfshihet nga flakët banesa në Gjirokastër, humb jetën vajza 12-vjeçare

Nga Class 28 November 2021

Përfshihet nga flakët banesa në Gjirokastër, humb jetën

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjirokastër mbrëmjen e së dielës, ku një vajzë e mitur ka humbur jetën si pasojë e flakëve të zjarrit.

Rasti është shënuar ne fshatin Dervician të Dropullit rreth orës 20:30. Policia njofton se zjarri ra në banesën e qytetarit me iniciale I.N. 49 vjeç. Ky i fundit, së bashku me vajzën e tij 12-vjeçare, kanë qenë brenda shtëpisë në momentin e flakëve.

Forcat zjarrfikëse që shkuan në vendngjarje mund të nxirrnin babain dhe vajzën. Si pasojë e flakëve, babë e bijë mbetën të dëmtuar dhe u dërguan në Spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore. Fatkeqësisht, pas disa minutash, 12-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte si pasojë e plagëve dhe ndërroi jetë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon