Ç’do të thotë të kesh partner një Shigjetar, mësoni sekretet e dhomës së gjumit

Nga Class 25 November 2021

Ç’do të thotë të kesh partner një Shigjetar,

"Cila është shenja jote e horoskopit?” Kjo nuk është e thënë të jetë pyetja e parë që të bëhet sa herë je në takimin e parë me dikë, por është një arsye që të zbulon disa detaje përputhshmërie ose jo para se të futesh nën çarçafë.

Ok, mund të mos jetë arsye e vërtetë kur është fjala për interesat e dashurisë, por është një tregues i mirë i kimisë seksuale, e cila është gjithashtu e rëndësishme në një marrëdhënie dhe një tregues i një raporti të gjatë.

Ka disa pika kyçe të cilat në dhomën e gjumit e bëjnë partnerin të jetë ose jo i zjarrtë… Dhe kjo, varet edhe nga shenja e tij e Zodiakut.

Natyrisht, kjo nuk të thotë të kthehemi të gjithë në Shigjetar apo Akrep, por, nëse do ta dish se cila është shenja e tij, do të mësohesh të përshtatesh më lehtë. Nuk ka rëndësi se ç’shenjë do të ketë ai për t’u futur nën rroba, por dëshirat e tij do t’i kuptosh më shumë nëse e di se çfarë pëlqen më shumë apo më pak në shtrat.

Valerie Mesa, një astrologe e njohur për shumë prej studimeve në këtë fushë, ka zbuluar se cilat janë shenjat me të cilat mund të përshtatesh në shtrat.

Ç’do të thotë të kesh partner një Shigjetar,

Partneri ideal për vajzën Shigjetar: Po qe se do të ishte e mundur shoku ideal të zgjidhej duke pasur parasysh shenjat astrologjike – mashkulli ideal për femrën Shigjetar do të ishte i linduri në shenjën e Luanit. Bashkimi me Luanin që ashtu si ajo është zemërgjerë, kureshtar, i gjindshëm dhe ambicioz mund të quhej gati një bashkim i përkryer dhe i lumtur. Sidoqoftë, shoku ideal për këtë femër do të ishte jo vetëm Luani, por edhe ai njeri që përtej cilësive të saj më të thella, do të dijë të çmojë shoqërinë e saj të këndshme, interesat e shumëfishta që i japin gjallëri si dhe aftësinë për të sakrifikuar për njerëzit që do, tipike për këtë femër.

Partnerja ideale për djalin Shigjetar: Për të përballuar mashkullin e Shigjetarit e për ta dashur vazhdimisht duhet edhe forcë fizike, po të mbahet parasysh dëshira e madhe për të lëvizuar dhe për t’u marrë me sport, si edhe drejtpeshimin e tij të thellë. Ky mashkull kërkon gjithmonë pa vetëdije një femër që ta admirojë pa rezerva, që të jetë për të një partnere e apasionuar dhe romantike dhe ashtu si ai jetën bashkëshortore ta jetojë duke jetuar, përveç marrëdhënieve fizike, edhe të gjitha ato gëzime, sado të vogla që u sjell jeta sidomos atyre që dinë t’i vlerësojnë. Pastaj në qoftë se e zgjedhura e tij di të gatuajë mirë, atëherë dashuria e tyre do të ishte një dashuri me “D” të madhe!

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon